Haradinaj thotë se ndryshimi i Kurtit është i rrezikshëm (video)

Sipas Ramush Haradinajt, rivali i tij në garën për kryeministër, Albin Kurti i Vetëvendosjes ka ndryshuar vetëm për të fituar zgjedhjet.

Ai ka thënë se kjo është e rrezikshme.

“Sa i përket evoluimit të tyre në temat e interesit nacional, vetë evoluimi kaq i shpejtë, drastik apo zbritja e shkallëve kaq shpejt e zotit Kurti me qëllim të ardhjes në pushtet është enorm, nuk është më i njëjti njeri. Është rrezik kjo logjikë, nëse ky është trendi qysh ndryshojmë ne, atëherë është shumë më i shpejt se sa ajo çka lypë Kosova në raport me interesat nacionalë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai tha se Vetëvendosjes nuk i beson për shkak të ndryshimit të mendimit për taksën.