Haradinaj: Tragjik lajmi i vdekjes së dy fëmijëve nga Kosova në lumin francez

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime pas lajmit që dy fëmijë nga Kosova kanë humbur jetën në Francë.

“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

“U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”.