Haradinaj tregon për motivin që ia dhanë disa fëmijë: “Xhamadani vija vija, kërrk taksa, kërrk ushtria”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar një ngjarje interesante me disa fëmijë në njërin nga aktivitetet e tij.

Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, duke folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, madje edhe për taksën, ka treguar një përvojë me disa fëmijë gjatë një vrapimi në komunën e Obiliqit, raporton Koha.net.

Ai thotë se gjatë kohës sa ishte duke vrapuar, disa fëmijë kanë shkuar afër tij dhe kanë kënduar “Xhamadani vija vija, kërrk taksa, kërrk ushtria”.

Në mes të qeshurash, Haradinaj ka thënë se “Ka ndryshuar diçka në Kosovë”.