Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Vlerat e temperaturave ekstreme do ë jenë afërsisht të ngjashme me ato të ditës së mërkurë”, shkruan IHK.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje.

Pas datës 8 korrik, sipas parashikimeve numerike, shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.