Haradinaj tregon se ku do të grumbullohen ndihmat për Shqipërinë  

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet rrjetit social Facebook njofton të gjithë qytetarët se ku duhet të grumbullohen ndihmat për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Qeveria dhe institucionet sipas Haradinajt kanë vendosur që ndihmat të dërgohen në kazermën e FSK-së në Prizren ku më pas nga ushtria do të dërgohen në Shqipëri.

Postimi i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

Meqenëse interesimi i juaj për të ndihmuar bashkëkombësit në Shqipëri është i jashtëzakonshëm, Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë vendosur që ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj ushtria jonë do t’ua përcjellë autoriteteve shqiptare për t’i shpërndarë në rajonet e prekura nga tërmeti.

RH