Haradinaj udhëton sot në Shqipëri, viziton zonat e prekura nga tërmeti

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është nisur sot për në Shqipëri.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, ai atje do të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme, me bashkëpunëtorë udhëton për në Shqipëri për të vizituar zonat e prekura nga termeti”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, se nën drejtimin e Haradinajt, Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit me bilanc tragjik.