Haradinaj: Unë mund të ju garantoj që nuk do të ketë luftë në Kosovë

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është i sigurtë dhe mund të garantojë që nuk do të ketë luftë në Kosovë.

“Ne asnjëherë nuk kemi dalë nga zona e përgjegjësisë së Amerikës dhe NATO-s, që nga Rezoluta 1244 dhe vendosja e marrja e përgjegjësisë së KFOR-it e NATO-s, ne asnjëherë nuk kemi qenë jashtë kësaj përgjegjësie” ka thënë ai.

“Përderisa nuk e hjek nga përgjegjësia e vet NATO Kosovën askush nuk guxon të ndërhyjë dhe NATO nuk e hjek prej përgjegjësisë as edhe Amerika nuk e hjek prej përgjegjësisë së vet Kosovën. Pra unë mendoj siç ka deklaruar Vuçiqi, që ju kam premtuar aleatëve amerikanë në këtë rast dhe mendoj që kjo është më se e vërtetë se çdo lëvizje të serbëve në veri do ta kuptoj si nxitje nga Serbia”, është shprehur Haradinaj në emisionin “respublika” në tëvë1.