Aksident i rëndë në Drenas, dyshohet për të vdekur dhe të lënduar

Një aksident ka ndodhur në fshatin Çikatovë të Vjetër në Komunën e Drenasit.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit disa persona janë lënduar dhe një tjetër ka vdekur.

“Me daten 27.08.2020 rrethe ores 21:20 min. ne fshatin Qikatove i Vjeter-Gllogoc, eshte shkaktuar nje aksident trafiku/Vet-Aksident me lendime te renda trupore ku si pasoj i ketij aksidenti dyshohet se nje person ka ndrruar jete, kurse tre te tjere jane te lenduar. Ne vendin e ngjarjes ka dal njesite kompetente policore, njesia e hetimeve te trafikut dhe po kryejn procedurat e nevojshme ne vendin e ngjarjes”, thotë Policia e Kosovës.