Haradinaj: Vendimi i Qeverisë shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit

Ish – kryeministri Ramush Haradinaj, vendimin e Qeverisë e ka quajtur shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit, transmeton Fokusi.info.

“Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë”, ka shkruar Haradinaj.

Statusi i plotë:

Vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit!

Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë.

Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë.

RH