Haradinaj: Vizat mund t’i kemi para zgjedhjeve

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se vizat patjetër që do t’i kemi sivjet. Sipas tij, kjo mund të ndodh edhe para zgjedhjeve, të cilat pritet të mbahen më 6 tetor.

“Nuk ka mbet shumë punë tani, në shtator do të vjen delegacioni gjerman, nuk ka shumë punë për Kosovën vec jemi në finale, për zbatimin e vendimit po bëhemi gati me Gjermani që kur të mirret vendimi mos me pas asnjë problem në Bashkimin Evropian (BE). Nuk është çudi me marrë këtë vjeshtë edhe para zgjedhjeve mundet në tetor gjithsesi. Besoj se nuk do të kemi ndonjë rezistencë nga ana e Francës’’, ka thënë Haradinaj në RTV 21.

Për dialogun me Serbinë, Haradinaj thotë se nuk duhet të përsëritet procesi i kohës së Mogherinit.

Presioni duhet me u drejtu kah Serbia. Nuk mendoj që do t’i shtohet presioni më tutje Kosovës, sepse do ta destabilizonte atë. Merkel ka synim shumë të qartë për Ballkanin perëndimor. Nuk mundet me dalë jashtë. Nuk lejon një proces si në kohën e Mogherinit. As daljen nga kornizat e dialogut dhe kushtin për njohjen.