Pamje të rënda: Piloti bën ulje emergjente në shina, policia tenton ta nxjerr nga avioni

Videoja dramatike qe tregon tentativën në ankth të policisë për të një nxjerrë një pilot nga avioni pasi kishte bërë ulje emergjente në shinat e trenit tashmë është bërë virale.

Ngjarja ka ndodhur në Los Anxhelos ditën e djeshme.

Policia dhe piloti ishin shumë pranë linjës kur treni i shpejtësisë së lartë po kalonte.

‘Avioni nuk arrit të ngrihej dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente , duke përfunduar në një kryqëzim të ngarkuar’ është shprehur një 21 vjeçar që xhiroi videon duke shtuar: Disa sekonda para se treni të godiste avionin, policia shpëtoi avionin’.

Sipas medieve lokale piloti ka marrë trajtimin duhur mjekësor dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Los Anxhelos vlerësoi “heroizmin” dhe “aksionin e shpejtë” të njerëzve të saj, të cilët “i shpëtuan jetën” pilotit.

VIDEO