Haradinaj vizitë në OVL UÇK

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me rastin e Ditës së Veteranit, ka vizituar e OVL e UÇK-së në Prishtinë.

Haradinaj në këtë vizitë ishte së bashku me Haxhi Shalën dhe Gazmend Sylën, raporton arbresh.info.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se ky vit ka qenë i vështirë si në rastin ekonomik dhe ne fushat të tjera.

“E urojmë këtë ditë, e së bashku me Haxhi Shala dhe Gazmend Sylën vizituam zyrat e OVL-UÇK’ së, e ky vit ka qenë i vështirë sa i përket ekonomisë dhe fusha të tjera”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur për listën zgjedhore , Haradinaj përgjigjur duke thënë se AAK do të garojë e vetme ne këto zgjedhje.

“Në këto zgjedhje do të garojnë të vetëm në këto zgjedhje si AAK. E pas zgjedhjeve i mirëpresim koalicionet” ka thënë Haradinaj.

Në takim është pritur nga Faton Klinaku dhe përfaqësuesit e OVL-UÇK’së.