Hashim Thaçi mbledh strukturat e sigurisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur strukturat e sigurisë pas aksionit në veri.

Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme në aksionin i cili po vazhdon në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, derisa gjatë aksionit janë plagosur plagosur dy policë të Kosovës.