Haxhiu: Afër 11 milionë euro do të kushtoj blerja e librave sipas vendimit të Nagavcit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se afër 11 milionë euro do të kushtoj blerja e librave sipas vendimit te Arbërie Nagavcit.

Tutje Haxhiu thotë se bazuar nga të dhënat e ASK-së dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, rezulton se numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët është 217.977 nxënës.

Deputeti Haxhiu thotë se gjithësej 10,915,260€ do t’i kushtoj Buxhetit të Kosovës blerja e librave me vendimin dhe metodologjinë e përcaktuar nga Ministria e Arsimit.

“Këto shpenzime janë si pasojë e dështimit të MASHT të sigurojë blerjen e librave me 4.8milon euro”, ka shkruar Haxhiu.