Haxhiu i përgjigjet Kurtit: E paske humbur kontrollën, je kampion për mashtrim

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ndaj kritikave të cilat në adresë të tij i drejtoi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Qeverisë goditi Haxhiun për nismën për tërheqjen e mjeteve të Trustit.

Kurti tha se fakti se “kush e ka iniciuar këtë çështje e tregon nivelin e profesionalizmit dhe seriozitetit, derisa nuk i përmendi emrin Haxhiut”.

Haxhiu ju kundërpërgjigj, duke theksuar se është kjo një përpjekje djallëzore e tij për të acaruar debatin për Trustin, në vend se të angazhohet për të punuar për të mirën e qytetarëve.

“E paska humbur kontrollin kryeministri Kurti.

Përpjekje djallëzore e Kurtit për ta acaruar debatin për Trustin, ne vend se të angazhohet për të punuar për qytetarët.

Kryeministër, unë deputet i Kuvendit të Kosovës në 5 mandate, nuk fyhem nga fjalët tua, unë dhe qytetarët janë të fyer nga paaftësia e juaj, nga nepotizmi dhe korrupsioni në qeverisjen tuaj.

“Ekspertizën” tuaj po e shohim në rastin Martin Berishës dhe ZRrE-së me shtrenjtim të energjisë eletrike dhe shtrenjtim të çmimeve.

Pse jeni nervoz kryeministër? Unë sipas Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit kam dorëzuar projektligjin për Trustin, i cili e ka mbështetjen te krejt opozitës dhe deputetëve tjerë nga mazhoranca, gjë që do të duhej të ju gëzonte e jo të ju nervozonte.

Nuk është e nevojshme ta ashpërsoni gjuhën për t’u ndezur debati për të kundërshtuar kërkesën e qytetarëve!

Zhgënjimi i qytetarëve në ju është problem qe duhet ta kapërdini pa shpërthyer kundër deputeteve që marrin nisma ligjore në dobi të qytetarëve.

Dihet se Qeveria e Kurti një muaj e ka mbajtur Projektligjin për Trustin, për të thënë një Jo qytetarëve në kërkesën për tërheqjen e një pjese të Trustit.

Albin Kurti që në opozitë rrokulliste vetura e ndërkombëtarëve te UNMIKU e EULEX-it e shtynte ambasadoren amerikane e kundërshtonte politikat e tyre, sot qenka bërë i ndegjueshmi i tyre, për të kundërshtuar kërkesën e qytetarëve.

Kjo jo vetëm që është papërgjegjësi ndaj votueseve, por njëkohësisht është edhe hipokrizi.
E kuptoj kryeministrin që sot ne mbledhje të Qeverisë është marr me mua dhe iniciativën për Trustin, kërkesa e madhe e qytetarëve e ka detyruar që ta rikthej në diskutim në Qeveri kërkesën për Trustin.

Kurtin e keshilloj të angazhojë ekspertët me të mirë që ka për të bërë reformen pensionale pas miratimit të projektligjit për Trustin, në cilësinë e deputetit me përvojë të gjatë do ta ndihmoja në procesin e reformës pensionale dhe sociale.

P.S.: Kryeministër për patriotizëm njihemi mirë unë dhe ti, kemi qenë bashkë në Unionin e Studentëve dhe në protestat e viti 1997, unë i jam bashkuar UÇK-së dhe jam plagosur në luftë, gëzoj statusin e ushtarit luftëtar invalid i luftës së UÇK-së e ju jeni “veteran” pa ja ba bam askund.

Kush është dilitant, ti apo unë?!

Albin për mashtrim dhe dilitantizëm je kampion” shkruan Kamishi në reagim.