Haxhiu: “Kurti e Bislimi që dy vite e gjysmë kanë ngrënë e kanë pi me Lajqakun te Ridi në restaurantin “Bukë e Zemer” tash kur ju ka dalë “meksikan”, po vajtojnë”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me dialogun dhe zhvillimet e fundit në vend, njofton VeriuInfo.

Ai ka ironizuar Kurtin dhe Bislimin duke thënë për ta se më shumë se dy vite kanë ngrënë e kanë pirë me Lajqakun, ndërsa tash po vajtojnë dhe po e fajësojnë opozitë.

Haxhiu gjithashtu ka shtuar se nëse këta të fundit kanë guxim duhet ti sjellin stenogramet e bisedimeve nga dialogu me Lajqak, Borell dhe Vuçiç.

Potimi i plotë:

Kurti e Bislimi që dy vite e gjysmë kanë ngrënë e kanë pi me Lajqakun te Ridi në restaurantin “Bukë e Zemer” tash kur ju ka dalë “meksikan”, po vajtojn dhe opozitën po e fajsojnë.
Sa të mjerë!
Kështu përfundon kur zhvillon dialog pa parime, pa platformë , pa program dhe pa transparencë.
Po patët guxim sjellni në Kuvend stenogramet e bisedimeve nga dialogu me Lajqakun, Borrellin dhe Vuçiqin.