Haxhiu, LVV-së: Me UÇK-në kemi sjell lirinë, me Thaçin pavarësinë, me Ramushin e me Kadriun e kemi bërë ushtrinë, bile ligjet bëni ju

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, u është kundërpërgjigjur deputetëve të LV-së, të cilët po e kundërshtojnë miratimin e projektligjit për rregullimin e çmimit të ilaçeve.

Deputetët e LV-së kanë deklaruar se këtë projektligj partitë që e kanë qeverisur vendin deri me tani kanë mundur ta miratojnë më herët.

Haxhiu ka përmendur veprat që këto parti kanë bërë më herët.

“E tha kolegu, se pse nuk e keni bërë që 20 vjet. Me UÇK-në ua kemi sjell lirinë. Me Hashim Thaçin e kemi shpall pavarësinë. Me Ramushin e me Kadriun e kemi bërë ushtrinë. Nuk kemi mundur ua kry tana, besoni. Ju kemi lënë diçka edhe juve, qito ligje bile boni ju”, ka thënë Haxhiu.