Haxhiu: Në luftën e Kosovës 13.815 të vrarë… Drejtësi? Provoni përsëri

389

Analisti Baton Haxhiu edhe një herë e ka cilësuar të padrejtë krijimin e Gjykatës Speciale. Një qëndrim të cilin Haxhiu e ka bërë publik vazhdimisht, ndërsa thotë se historia e të drejtës ndërkombëtare nuk njeh një rast të tillë të ngjashëm.

Në emisionin e tij Tiranë- Prishtinë në Abc news, Haxhiu ka kujtuar se në luftën e Kosovës janë vrarë 10.794 shqiptarë, mes të cilëve 8662 ishin civilë.

“Historia e të drejtës penale ndërkombëtare nuk njeh një rast tjetër të krijimit si Gjykata Speciale. Të kthehemi te e e vërteta. Në luftën e Kosovës janë vrarë 13 815 persona, prej tyre 10 794 shqiptarë, 2194 serbë dhe 527 nga etni të tjera.

Ndër shqiptarët e vrarë 8662 ishin civilë. Fëmijë janë 239 ndërsa pleq mbi 100 vjeç 4. Për këto krime gjykata ka akuzuar 19 persona, 9 serbë dhe 6 shqiptarë. Prej tyre janë dënuar 6 serbë dhe 2 shqiptarë. Milan Milutinoviç, president i Serbisë është shpallur i pafajshëm. Ndërsa Sllobodan Millosheviç i njohur ndryshe si Kasapi i Ballkanit ka vdekur gjatë gjykimit”, u shpreh analisti.

Në këtë kontekst, Haxhiu e mbyll ligjëratën e tij me fjalët: “Drejtësi? Provoni përsëri”.