Haxhiu për Haradinajn: As nuk duhet t’i shkojë në mend të bëhet President

Zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në emisionin Frontal të T7 e ka komentuar shpalljen e kandidaturës për President nga kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Sipas Haxhiut, Haradinaj po i mendon pozitat e larta shtetërore për t’i ushqyer apetitet e veta.

Lexo Edhe:Italia hap shkollat më 14 shtator, shpërndan miliona maska falas në ditë për çdo fëmijë

“Njëherë deshi të bëhej kryeministër, e pamë si qeverisi. Çfarë i paska mbetur pikë, edhe President me u ba. Thua se pozitat në institucione janë për të shuar apetitet”, ka thënë Haxhiu.

“Për cka, për me na tregu se si mund ta shftrytëzu pozitat për interesa personale, klienteliste”.

Zyrtarja e Vetëvendosjes thotë se politikanët që nuk kanë përkrahje të popullit as nuk duhet t’u shkojë në mendje të kandidojnë për President të vendit.

“Unë mendoj që dikush që s’ka përkrahje popullore, as nuk duhet t’i shkojë në mend me u ba President”, ka thënë Haxhiu. /Express/