Haxhiu për shkarkimin e vëllait: Kurti u hakomorr pasi ia publikova takimin e fshehtë me serbët dhe rastin “pica”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas shkarkimit të vëllait të tij, Abdullah Haxhiu nga pozita e kryeshefit ekzekutiv nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave.

Haxhiu ka akuzuar Qeverinë Kurti duke thënë se shkarkimi i tij u bë për shkak të opozitarizmit të tij dhe rastit të “picës.

“Shkarkimi i vëllaut Abdullah Haxhiu , nga pozita e kryeshefit të KMDK-së është hakëmarrje e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit, për shkak të opozitarizmit tim në Kuvendin e Kosovës, në raport me veprimet e tij si kryeminstër, por mbi të gjitha për shkak të publikimit të takimit të vizitës së tij në fshatin Binqe të banuar me serbë dhe rastit “pica” të Armend Mujës!” – ka thënë ai.

Më tej, Haxhiu ka thënë se kompania e udhëhequr nga vëllai i tij ka pasur suksese, mirëpo, këto suksese nuk po i interesojnë Qeverisë Kurti të cilën e ka quajtur qeveri anti-UÇK dhe neo-jugosllave

“Këto suksese nuk i interesojnë Qeverisë anti-UÇK , neo-jugosllave të Kurtit, sepse ata duan hakmarrje politike dhe idelogjike ndaj luftëtareve të lirisë që u treguan të suksesshëm edhe në menaxhim.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

“Për zbatim të urdhërit politik në krye të Bordit të “dhunshëm” u emërua Izja Mjeku, kushëriri i zëvendës ministrit Getoar Mjeku, i cili bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe kryemistrin Kurti , janë marrë personalisht dhe intezivisht për ta realizuar hakëmarrjen e Kurtit, duke e kërcënuar Bordin e kaluar në zyre te ministres: se nese nuk e shkarkojnë menjëherë Abdullah Haxhiun do të shkarkohet Bordi, gjë e cila edhe ndodhi.” – vijon shkrimi i tij.