Haxhiu reagon pas vendimit të KQZ-së: E paligjshme që diasporës t’i pamundësohet votimi vetëm pse s’e hapin telefonin

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur sot se të gjithë bashkatdhetarët të cilët do të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të kenë një procedurë tjetër.

Të njëjtit do të telefonohen nga KQZ-ja dhe në rast se nuk do e hapin telefonin, atyre do t’u humb e drejta për votë.

Pas kësaj ka reaguar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo tha se KQZ në vend që të inkurajojë mërgatën për regjistrim për të votuar në këto zgjedhje, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, ua shtojnë kriteret jo kushtetuese dhe të paligjshme.

Haxhiu tha se ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm.

Postimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend se të inkurajojnë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën!

Ua shtojnë kriteret jokushtetuese dhe të paligjshme!

E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush “nuk e ka hapur telefonin”!

Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet!