Haxhiu: Situata në veri është serioze, nuk ka demokraci e as shtetësi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka biseduar për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, ku është shprehur se situata është jashtëzakonisht serioze.

“Situata në veri është jashtëzakonisht serioze edhe shtrimi i temës se a duhet të jetë opozita bashkë për me zgjidh një problem që ka të bëjë me sovranitetin e vendit është pyetje për mu që as nuk duhet të shtrohet. Por se para se të binim në situatë, të vendosej Kosova në një pozicion të tillë çfarë është sot, ne me oratori tonë mundemi me deviju situatën reale çfarë është. Situata në veri është vakum institucional, vakum i sigurisë, i sovranitetit shtetit në veri të vendit, pra nuk vakum as ka demokraci, e as ka shtetësi, në vakum nuk egziston kjo.”, tha Haxhiu në emisionin Politiko.