Haxhiu: Stadiumet e shkatërruara, MKRS-ja harxhon 710 mijë euro për bileta aeroplani

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritkuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas publikimit të lajmit në IndeksOnline se ky dikaster ka shpenzuar 710.000€ për bileta aeroplani.

Haxhiu ka përmendur fushën “Fadil Vokrri” dhe atë “Adem Jashari”, për të cilat thotë se janë shkatërruar.

“Fusha e futbollit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e mbuluar nga balta, stadiumi olimpik “Adem Jashari” i shkatërruar, ndërsa MKRS shpenzon 710.000€ për bileta aeroplani.

Çfarë strategjie e sportit e paparë deri me sot”, ka shkruar ai.