Aksident te Menza e Studentëve në Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur në Prishtinë te semaforët e Menzës së Studentëve.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.