Haxhiu thotë se nuk ka garancë për koalicion, fajtore e bën LDK-në

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas kësaj mbledhjeje për media është deklaruar anëtarja e kryesisë e kësaj partie Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se kërkesa  e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Presidentin është e padrejtë.

“Kërkesa për presidentin nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës është e padrejtë”, tha Haxhiu.

Më tutje ajo ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale që të arrijnë koalicionin me LDK-në.

“Do të bëjmë përpjekje që të arrijmë koalicionin në mes të VV-së dhe LDK-së, por padyshim nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodhë për faktin se ka në anën tjetër barrikadime dhe unë mendoj për sa kohë të kemi barrikadime për qëndrimet nuk mund të kemi një koalicion qeverisës”, ka thënë Haxhiu.

Kujtojmë se sot nga ora 16:00 do të takohen sërish këto dy subjekte politike.