Thaçi shtyn zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut në afat të pacaktuar

Presidenti Hashim Thaçi ka shtyrë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut në afat të pacaktuar.

Në vendimin e presidentit të cilin e ka siguruar Klan Kosova thuhet se arsyeja për këtë është me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe parandalimit të rritjes se numrit të personave të infektuar në Kosovë, si dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Mitrovica e Veriut ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit aktual Goran Rakiq, i cili u emërua zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë Hoti.