Haxhiu: Vaksinat që vijnë nga Norvegjia në Kosovë skadojnë pas shtatë ditëve, Qeveria Kurti 2 po mashtron

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu përmes postimi në Facebook tregon mashtrimin e Qeverisë Kurti 2.

Ai pretendon se vaksinat Astra Zeneca që Norvegjia ka larguar nga përdorimi muaj më parë pasi që pas shtatë ditëve skadojnë, tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës.

”Ndihma” e trumbetuar nga Norvegjia në bashkpunimi me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës.

Vaksinat Astra Zeneca që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë!!!

Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza.

Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër e këtyre vaksinave që Norvegjia e ka larguar nga përdorimit afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021.”, ka thnë Haxhiu.

Ai gjithashtu sërish kërkon qasje në dokumente për të vërtetuar një veprim të tillë.