Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) po raporton drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.
Ajeti po raporton me dyer të mbyllura për media.
Menjëherë mbas mbledhje kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu do të prononcohet për media.
Për ndryshe sot është mbledhur edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere.
Në rend dite në këtë Komision është shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit, anëtarët e këtij Komisioni kanë shkuar në pauzë.