Haziri deklarohet pas mbledhjes së LDK-së: Kemi përafruar qëndrimet rreth kandidatit konsensual

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së kësaj partie një ditë para se të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka thënë se me kryetarët e degëve të LDK-së kanë finalizuar angazhimin për ndërtimin e një mobilizimi të delegatëve, ku ka theksuar se do të marrin pjesë 355.

“Ne me kryetarët e degëve të LDK-së,po punojmë për mobilizimin e delegatëve të LDK-së. 355 delegatë tashmë veç se kanë konfirmuar pjesëmarrjen. LDK-ja po përafron qëndrimin e kandidatit që përfaqëson unitetin e të gjitha strukturave. Natyrisht që në të njëjtën kohë garanton pjesëmarrje për të gjitha ata që nesër i paraqesin kandidaturat. Gjithashtu, gjatë mbledhjeve është përafruar mbështetja lidhur me kandidatin që paraqet unitetin. Unë i përmbahen angazhimit tim, ne po i finalizojmë punimet ”, tha Haziri.

“Unë jam pjesë e ekipit i cili po punon në këto angazhime dhe besoj shumë që deri nesër kureshtja nuk do të shuhet nga askush”, tha ai, raporton EO.

“Marrëveshja politike nuk ka pas të bëjë me një emër të përveçëm , por me përfaqësimin e komunitetit më të gjerë të LDK-së”.

Haziri ka thënë Qeveria nuk mund të funksionoj pa LDK-në.“LDK nuk ka nevojë për spektakël, ka nevojë për të konfirmuar peshën e saj, pa LDK-në nuk ka zgjidhje dhe zgjedhje. Pa LDK-në partitë rrëzohen shumë shpejt”, ka shtuar ai.