Haziri i përgjigjet Haradinajt për shkëmbimin e kufijve, ia përmend UÇPMB’në

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i është përgjigjur deklaratave të liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, në lidhje me kufirin me Serbinë.

Haradinaj kishte thënë se Haziri po flet për shkëmbim territoresh dhe kishte kërkuar nga lideri i LDK’së, Isa Mustafa, që ta disiplinojë Hazirin.

“Asnjë lidhje ska kauza politike me vota. Nëse ldieri i aleancës mendon që më intimidon me anë të kryetarit të LDK’së ai e ka gabim. Kryetari i LDK’së e lejon mendimin ndryshe. Unë lejohem të kem mendimin tim por nëse ai është kundër mendimit të shumicës në parti atëherë unë heku dorë. Ai njëjtë ka bërë edhe me ushtrinë por tani duket sikur e ka gjetur një figurë më të dobët për ta sulmuar. Nëse ka diçka të ma thotë direkt”, ka thënë ai.

Pse ka ekzistuar ushtria e UÇPMB’së. Ata kanë qenë bashkëluftëtarë të Ramush Haradinaj. Ku po i len ata. Ne na kanë njohur në kufijtë e Fadil Hoxhës. Përse kanë vdekur gjithë ata njerëz për luftë. Ata janë qytetarë të Kosovës. Duhet të luftojmë për të drejtat e tyre” /Express/