Haziri premton rol konstruktiv të LDK-së në zgjedhjen e presidentit

Haziri premton rol konstruktiv të LDK-së në zgjedhjen e presidentit

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se LDK do të jetë konstruktive gjatë zgjedhjes së presidentit të ri.

“LDK do të ketë rol konstruktiv në funksion të stabilitetit në mënyrë që të përmbyllet cikli i zgjedhjes së institucioneve të reja”.

Ai ka thënë se LDK do të punojë që të del unanim me vendimin për pjesëmarrje në votimin e presidentit të ri.

“Nesër do të takohemi me të gjithë deputetët. Do të vazhdojmë diskutimet me deputetët në mënyrë që qëndrimi i LDK-së të jetë në frymë me kushtetutën”.

Haziri thotë se nuk do të flasin me partitë tjerë për këtë temë e as me Vjosa Osmanin.

“Ne do të punojmë që të dalim unanim në këtë çështje. Nesër do të bisedojmë me deputetët pasi ata kanë edhe përgjegjësi institucionale”.

Haziri thotë se tashmë qëndrimi i LDK-së është i zbardhur për temën e presidentit.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të mbyllet në afate kushtetuese dhe në frymën kushtetuese”, tha më tej Haziri.