‘Ç’kapja e shtetit’: Njeriu i VV’së zgjedhet drejtor i televizionit të RTK’së

Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i televizioneve të RTK-së.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Besnik Boletini, kryetar i Bordit të RTK-së.

“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gervalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4)”, ka thënë Boletini.

Gërvalla është i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai vetë ka publikuar fotografi në mbështetje të kësaj partie politike.

Shoqëria civile vazhdimisht ka kërkuar që drejtori i RTK-së të mos jetë partiak ose që ka bindje partiake.