Haziri: Trojka e Republikës Kurti, Osmani dhe Konjufca, po e kthejnë mbikëqyrjen europiane mbi Kosovën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, kritkuar krerët e shtetit, duke i akuzuar ata për “dështime” dhe “mos-mbajtje të fjalës së dhënë përpara partnerëve ndërkombëtarë.”

Në postimin e tij, Haziri shprehet se kjo “trojkë”, duke iu referuar krerëve të shtetit, po e kthejnë mbikëqyrjen europiane mbi Kosovën për shkak të dështimeve.

“Trojka e Republikës Kurti, Osmani-Sadriu dhe Konjufca, po e kthejnë mbikëqyrjen Europiane mbi Republikën e Kosovës për shkak dështimeve dhe mos-mbajtjes së fjalës me partnerët. Një pranim pa Republikë dhe veç si Kosovë dhe me një gur në qafën e saj, si kushtëzim në aspiratsn euroatlantike. Jeni detyruar që zotimet me shkrim e nënshkrim t’i jepni sepse askush nuk ju beson më. Dhe për çka? Përr ta demtuar Republikën. Republika nuk ua ka pasur borxh. Kosova do t’ju kujtojë si dështuesit e saj!”, tha ai.