Haradinaj uron Amerikën: Kosova do të jetë gjithmonë përkrah jush

Kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, përcolli urimet më të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan.

“SHBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

“Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, iu përcjellë urimet më të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan. ShBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë. Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes. ShBA, si mishërim i prosperitetit, është shembull që Kosova me krenari e ndjekë, pa u lëkundur”.