Helmohen shtatë gjimnazistë në Dibër

Në shkollën e mesme të njësisë administrative të Shupenzës në Dibër, shtatë gjimnazistë u paraqitën në spital me shenja helmimi.

Nga të dhënat paraprake dhe jo zyrtare dyshohet se brenda ambienteve të shkollës është përdorur një spraj, çka ka shkaktuar probleme te disa nxënës.

Një helikopter është nisur nga Tirana për të marrë dy prej nxënësve të gjimnazit në Shupenzë të Dibrës, të cilët u helmuan mesditën e sotme. Dy të rinjtë do të marrin mjekim më të specializuar në spitalin e traumës në kryeqytet.

Ndërkohë, raportohet se është stabilizuar gjendja e tetë nxënësve të tjerë që janë të shtruar në spitalet e Peshkopisë dhe të Bulqizës.