Herolind Nishevci fiton medaljen e artë në Serie A Salzburg 2018

0
340

Vjen medalja e parë e artë në karate për vitin 2018. Herolind Nishevci ka fituar të artën në Serie A Salzburg 2018.

Karateisti ynë deri te medalja në kategorinë +84 kg, mposhti gjashtë kundërshtarë, kurse në finale mundi holandezin, Daniell Lordy Tyrell. Në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbit, Bitovic.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të Herolindit.