Hidhet nga kati i tretë i shtëpisë, vdes një femër në Drenicë

Një femër, për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë në fshatin Baks të Skenderajt.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka humbur jetën, transmeton IndeksOnline.

Vdekja e dyshimtë është regjistruar në polici të merkurën rreth orës 12 e 30 minuta.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.