Hidhet si “supermeni” te vija e finishit për ta fituar garën (video)

Shikoni si hidhet ky atlet tek vija e finishit në përfundim të garës 400 metra me pengesa.

Studenti Infinite Tucker i Universitetit A&M të Teksasit, u hodh si Supermeni, siç po e komentojnë kanalet sportive, për të kapur vendin e parë në një garë në rang universitetesh në Kansas.

Ai tronditi edhe pjesëtarin e ekipit të tij, që po konkurronte në korsinë ngjitur, saqë e bëri të rrëzohet.

Vitin e kaluar atleti Tucker u rendit i dyti në të njëjtën garë, por me hedhjen dramatike këtë vit siguroi vendin e parë./VOA/