Hipopotami gëlltit 2-vjeçarin dhe më pas e nxjerr të gjallë nga goja

Një hipopotam ka sulmuar një djalë 2-vjeçar në Ugandë, duke gëlltitur gjysmën e trupit të tij. Djali kishte qenë duke luajtur në shtëpinë e tij kur u gëlltit nga hipopotami.

Ai shpëtoi mrekullisht falë guximit të një banori që ndodhej aty pranë, i cili e goditi me gurë hipopotamin dhe e trembi atë, duke e bërë atë ta lironte 2-vjeçarin nga goja.

Djali u dërgua në një klinikë aty pranë për lëndime në njërën dorë dhe më vonë u transferua në Spitalin Bwera, ku pas marrjes së trajtimit është larguar.

Fëmija bëri gjithashtu një vaksinë për tërbimin, përpara se t’u dorëzohej prindërve nga policia.

Të njohur si një nga kafshët më të rrezikshme në planet, hipopotamët mund të këputin një kanoe në gjysmë me nofullat e tyre të forta, sipas National Geographic .

Në Afrikë, ka rreth 500 vdekje nga hipopotamet në vit. Sipas National Geographic, ata janë kafsha më vdekjeprurëse në botë dhe vrasin gati dy herë më shumë njerëz sesa luanët.

Instinktivisht, kafshët e egra i shohin njerëzit si një kërcënim dhe çdo ndërveprim mund t’i bëjë ata të veprojnë në mënyrë të çuditshme ose agresive.