Hisen Berisha zëvendëson Uran Ismailin në Kuvendin e Kosovës

Uran Ismaili edhe zyrtarisht është larguar nga legjislativi.

Ai këtë e ka bërë të ditur duke thënë se tani vullneti dhe dëshira e tij janë që t’i përkushtohet tërësisht Prishtinës, si kandidat për kryetar.

“Vendimin e kam marrë që t’i përkushtohem plotësisht qytetit tonë- Prishtinës – dhe do të jap gjithçka që kam për këtë qëllim”, ka thënë Ismaili.

Vendin i tij pritet ta zë Hisen Berisha, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 9 168 vota.