Liverpool gati ta shesë këtë lojtar(VIDEO)

Liverpool po bëhet gati që ta shesë mesfushorin Ovie Ejaria në mënyrë permanente këtë verë.

Sipas raportimeve nga Liverpool Echo, Të Kuqtë nuk janë të gatshëm që ta largojnë 21 vjeçarin sërish në formë huazimi, por janë të hapur që ta largojnë përfundimisht.

Ejaria e kishte kaluar pjesën e dytë të stinorit të kaluar i huazuar te Reading, duke shënuar vetëm një gol në 16 paraqitje.