Holandë – Katar dhe Ekuador – Senegal, mbyllen pjesët e para

Janë mbyllur pjesët e para në dy përballjet e Kupës së Botës që kanë nisur nga i njëjti orar, 16:00 e që i takojnë Grupit A.

Holanda është në avantazh minimal 1:0 ndaj Katarit pas 45 minutave të para, shkruan Demokracia.com.

Gakpo ka realizuar golin e vetëm për “Tulipanët” në minutën e 26-të, pas asistimit nga Klaassen.

Në epërsi prej një goli është edhe Senegali në takimin tjetër kundër Ekuadorit.

Ismaila Sarr ishte realizatori i vetëm i kësaj pjese për Senegalin, duke shënuar nga penalltia në minutën e 44-të.

Fitorja është jetike për dy reprezentacionet.