Ajax triumfon në Londër ndaj Tottenham, bën një hap drejt finales (video)

Shkolla e futbollit Ajax, ia doli të fitoi edhe në Londër ndaj Tottenham me rezultat 0 – 1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, raporton Fokusi.info.

Pjesa e parë ishte në favor për Ajaxin, pasi që nga loja perfekte e tyre edhe shënuan gol me anë të Donny van de Beek në minutën e 15-të për rezultatin 0 – 1, që doli të jetë edhe goli i fitores.

Tottenham luajti pak më mirë në pjesën e dytë, por që nuk mjaftoi për të barazuar të paktën rezultatin.

Ndeshja e kthimit në Amsterdam zhvillohet më 8 maj, të mërkurën e javës së ardhshme.

https://www.youtube.com/watch?v=bajN-okrFLo