Horoskopi javor, 9 prill deri 15 prill 2018

0
272

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë, 9 prill  2018 deri 15 prill 2018.

 Dashi: 21 Mars – 19 Prill

Ata qe janë ne një lidhje do i kenë te gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën këtë jave. Do jene edhe me liberale ndaj partnerit dhe mund ta lënë atë edhe te shkoje ne ndonjë udhëtim me miqtë e ngushte. Beqaret do e kenë ende te vështirë ta gjejnë personin e zemrës dhe kjo do i brengose tej mase. Ne planin financiar Merkuri do ju beje shume me te logjikshëm dhe nuk do dale asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jete ai qe do favorizoje shëndetin e mire. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga stomaku do ndihen me te qete. Ne pune do keni me fat dhe do i realizoni objektivat. Ata qe punojnë ne banke do kenë ngritje ne detyre. Jeta familjare mund te kaloje edhe dite pak te tensionuara.

 

 Demi: 20 Prill – 20 Maj

Jave e qendrueshme dhe pa probleme serioze do jete kjo per te dashuruarit. Do i zgjidhni me qetesi edhe disa hatermbetje te vjetra dhe do e pranoni se keni bere gabime edhe ju. Beqaret nga ana tjeter do kene nje periudhe te mbushur me takime shume te bukura, te cilat do ua ndryshojne jeten njehere e mire. Ne planin financiar nuk do jeni te rrezikuar, megjithate mire eshte qe te beni llogari para se te shpenzoni. Shendeti nuk do jete aspak i keq, perkundrazi do jeni me te qete edhe nga nervat dhe do ndiheni me energjike. Sektori profesional do iu jape kenaqesi akoma me te medha sepse do permbyllen me sukses edhe disa çeshtje te hershme. Me familjaret do keni nje marredhenie te ngrohte

 

 Binjakët: 21 Maj – 20 Qershor

Jave plot shkelqim do jete kjo per te dashuruarit. Komunikimi do jete shume i mire dhe nuk do lindin mosmarreveshje per asgje. Po vazhduat me kete sjellje do vazhdoni shume gjate bashke. Beqaret mund te kene edhe dashuri me shikim te pare ne nje moment aspak te imagjinuar. Bejini syte kater kudo qe do shkelni. Yjet do ua qartesojne idete ne planin financiar dhe do jeni ne gjendje te ndermerrni hapat e duhura per ta mbajtur situaten ne kontroll. Kohet e fundit ne fakt ka pasur goxha tronditje. Shendeti mund te kete shqetesime nese nuk ushqeheni si duhet, nese e teproni me lodhjen dhe nese nuk merrni si duhet medikamentet e dhena nga mjeku. Ne pune do merrni pergjigje pozitive per kerkesat e bera dhe do ndiheni edhe me te frymezuar per te ecur perpara. Jeta familjare do jete e mbushur me gezim.

 

 Gaforrja: 21 Qershor – 22 Korrik

Gjate kesaj jave do jeni akoma me shume pasionante ju te dashuruarit dhe do e mbani ne pellembe te dores ate qe keni ne krah. Nuk do mungojne as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai qe keni ne krah. Beqaret duhet te njihen me mire me disa persona para se te jepni fjalen. Jo te gjithe qe buzeqeshin dhe sillen mire, jane te sinqerte dhe te dashur. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do arrini t’i shlyeni nje e nga nje te gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbroje nga çdo lloj semundjeje dhe do ndiheni plotesisht te qete. Ne pune do perfundoje periudha e veshtire dhe çdo gje per ju do jete me e lehte per t’u arritur. Me familjaret do kaloni ore te jashtezakonshme.

 

 Luani: 23 Korrik – 22 Gusht

Kete jave do jeni ne te njejten linje me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe do beni me te miren per vazhdimesine e lidhjes. Mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do lindin aspak mosmarreveshje. Ju beqaret duhet te silleni sa me natyrshem dhe te mos thurni genjeshtra per te terhequr dike. Vetem ashtu mund te keni mundesi te filloni nje lidhje te qendrueshme. Buxheti do permiresohet goxha sepse me ne fund do ju aprovohet nje rritje page qe keni kerkuar prej kohesh. Shendeti nuk do kete probleme te medha, megjithate duhet te mesoni te menaxhoni stresin. Ne pune do kete goxha turbullira, po ne fund te javes do arrini çdo gje qe keni dashur. Ne familje do dini te ruani harmonine.

 

 Virgjëresha: 23 Gusht – 22 Shtator

Nen influencen e madhe te Venusit dot do kaloni momente intensive ju te dashuruarit dhe ambienti do jete perhere pasionant. Mes jush dhe atij qe keni ne krah do kete vetem dashuri, respekt dhe ngrohtesi. Beqaret duhet te dalin e te njohin sa me shume persona qe te mundin sepse ashtu do mund te bejne me pas perzgjedhjen me te mire. Yjet do e ndikojne pozitivisht edhe sektorin financiar, por nese ju shpenzoni pa kursim do vije nje moment kur situata do filloje te behet problematike. Gjendja shendetesore nuk do jete e perkryer. Here pas here do ndiheni te lodhur e te keputur. Ne pune do jeni gjithe kohes ambicioze dhe nuk do dorezoheni perpara çdo lloj sfide. Jeta familjare do jete e mrekullueshme.

 

 Peshorja: 23 Shtator – 22 Tetor

Qetesia do mbizoteroje gjate kesaj jave ne jeten tuaj ne çift. Ambienti do jete i ngrohte dhe nuk do keni per çfare te qaheni. Beqaret do mbeshteten nga Venusi dhe do kene surpriza mjaft te kendshme. Ka shume gjasa qe jeta juaj sentimentale te ndryshoje njehere e pergjithmone. Nga ana tjeter me financat do keni probleme. Mos shpenzoni pa menduar me pare sa e kene buxhetin. pamaturia do iu sjelle probleme te medha. Shendeti do jete i mire vetem nese ju nuk e teproni me ushqimin kalorik apo me embelsirat. kujdesuni me teper per veten. Ne jeten profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime te rendesishme. familja nuk do kene asnje shqetesim.

 

 Akrepi: 23 Tetor – 21 Nëntor

Tensioni do e pushtoje kete jave jeten tuaj ne çift. Do kaloni nje krize te veshtire keshtu qe behuni gati. Mundohuni te toleroni pak me teper nese doni te vazhdoni te qendroni bashke. Beqaret do vene mbi gjithçka çeshtjet e zemres. Priten takime emocionuese dhe mjaft interesante. Perfitoni nga ato! Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur sepse nje gabim i vogel do ua trondite buxhetin. Shendeti ne pergjithesi do jete i mire. Ata qe kane probleme me diabetin duhet te bejne nje kontroll tek mjeku. Ne pune do jeni plot energji dhe me ne fund do filloni te realizoni projektet qe kishit menduar. Raporti me familjaret nuk do jete i qendrueshem.

 

 Shigjetari: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Jave e mbushur me peripeci ka per te qene kjo per gjithe ata qe jane ne nje lidhje. Do ju dalin probleme te njepasnjeshme dhe te dy palet do e ngrini zerin me shume nga sa duhet. Beqaret do jene te gatshem te joshin gjithe kohes dhe do terheqin pas vetes goxha persona. Te enjte ose te premte mund te fillojne edhe nje lidhje. Buxheti nuk do jete i shkelqyer, por as shume i keq. Me nje menaxhim te mire do e mbani gjithe kohes situaten nen kontroll. Gjendja shendetesore nuk do jete ashtu si do kishit dashur. Mund te vuani nga ndonje semundje kronike, do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune do hasni veshtiresi dhe shpesh do ndiheni konfuze. Familja teresisht e qete.

 

 Bricjapi: 22 Dhjetor – 19 Janar

Do i shprehni pafund ndjenjat gjate kesaj jave dhe do arrini ta permiresoni marredhenien qe keni krijuar prej pak kohesh. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime shume interesante. Ne vend qe te mendohen disa kohe ata do japin menjehere pergjigje. Ne planin financiar do i beni me shume kujdes llogarite dhe nuk do hasni probleme. Edhe ata qe jane rrenuar se fundmi do fillojne te ringrihen fale ndihmes se te afermve. Shendeti mund te kete probleme nese nuk flisni sa duhet, nese abuzoni me qetesuesit dhe nese ushqeheni ne menyre te çekuilibruar. Ne pune komunikimi, kembengulja dhe largpamesia do ju beje te arrini ato qe doni. Jeta familjare do jete si zakonisht.

 

 Ujori: 20 Janar – 18 Shkurt

Gjate kesaj jave do e çmoni me shume ate qe keni ne krah dhe do i perkushtoheni me teper. Nese ai iu ben nje propozim per te ardhmen mendohuni mire para se te jepni çfaredo lloj pergjigjeje. Me shpenzimet do tregoheni goxha te matur dhe kjo do iu ndihmoje ta stabilizoni buxhetin. Qe shendeti te jete i mire duhet te beni pak me shume aktivitet fizik dhe te ecni me teper me kembe. Ta bejne jete sedentare do kene probleme me muskujt. Ne pune me ne fund do i arrini te gjitha ambiciet qe i kishit vene vetes. Do keni sukses te garantuar dhe fale kesaj do ndiheni te plotesuar. Ne familje duhet te tregoheni me tolerante nese doni te shkoni mire me familjaret.

 

 Peshqit: 19 Shkurt – 20 Mars

Influenca e planeteve ne planin sentimental te çifteve do jete negative. Do perballeni me veshtiresi dhe do debatoni fort. Beqaret do kene mjaft takime por perseri nuk do e takojne dot ate qe kane enderruar prej kohesh. Nese nuk ndiheni te sigurt mos krijoni kot se koti nje lidhje. Ne planin material do filloje nje periudhe mjaft pozitive. Do keni mundesi edhe te shpenzoni por edhe te hiqni disa lek menjane. Shendeti do jete kryesisht i mire, perveç ndonje gripi sezonal. Konsumoni me shume fruta dhe perime. Ne pune do tregoheni me te hapur dhe do merrni iniciativa te reja. Dikush do iu beje nje oferte te cilen duhet ta mendoni njehere. Familja ka nevoje per perkujdesje.
www.fokusi.info