Hoti arritjen e vaksinave ia atribuon Qeverisë së tij: Lajm i mirë pas angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas arritjes së rreth 24 mijë dozave të vaksinës anti-COVID19 në Kosovë.

Hoti, përmes një postimi në Facebook tha se këto vaksinave kishin ardhur pas angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë Hoti.

Ai shtoi se këto vaksina duhet të shpërndahen sipas strategjisë së imunizmit.

“Arritja e vaksinave është lajm i mirë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë. Tani IKSHPK duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit”, shkroi Hoti.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Arritja e vaksinave është lajm i mirë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Tani IKSHPK duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.

Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen.’’