Hoti: Çfarë problemi ka Kurti që nesër ta votojë një kandidat të LDK’së për president?

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për bisedimet mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së ardhshme të vendit, të cilat kanë ngecur për shkak të mospajtimeve për postin e presidentit të ardhshëm.

Hoti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se LDK’ja ka propozuar figura të respektuara për postin e presidentit, duke thënë se s’do t’i ulë standardet e saj.

“Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të hyjë në koalicion ku votohet kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për kryeministër të vendit, çfarë problemi ka Kurti që nesër të votojnë një kandidat që propozohet nga LDK’ja për president?”, ka pyetur Hoti.

Megjithatë, Hoti ka thënë se LDK’ja s’është që e ka të garantuar postin e presidentit.