Blerim Latifi e quan budallaki deklaratën e Shpend Ahmetit

Analisti politik, Blerim Latifi e ka quajtur budallaki deklaratën e Shpend Ahmetit për Gjuriqin.

Përmes një postimi, Latifi e ka pyetur Shpend Ahmetin se cilit komb i takon bazuar në postimin e tij të fundit, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë:

“Budallakisë së Gjuriqit që e quajti Dua Lipën bashkëkombase të tij( kuptohet nisur nga ideja e tij se Kosova është Serbi), i qenka përgjigjur Shpend Ahmeti me një budallaki edhe ma të madhe: “Duke lënë mënjanë komentet urrejtëse, unë jam shumë krenar për bashkëkombësin tonë të dashur Novak Gjokoviqin.

Ashtu siç konfirmuat ju, ai është nga Zveçani, edhe pse ai mund të mendojë ndryshe në çështjet politike dhe vaksinat”.

Gjokoviç e quan veten pjestar të kombit serb dhe Kosovën pjesë të Serbisë dhe vazhdimisht kërkon që Serbia të kthehet në Kosovë.

Tash, Shpend Ahmeti cilit komb i takon, meqë për të Gjokoviqi është bashkëkombas i dashur? Kombit serb apo kombit shqiptar?”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook./Fokusi.info/