Hoti i drejtohet Muratit: Çfarë ministri je ti, po kërkon kredi për skema sociale?

Ish-kryeministri Avdullah Hoti tash deputet, është treguar i ashpër ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Në komisioni për Buxhet po diskutohet lidhur me një kredi nga Banka Botërore, në vlerë të 15 milionë eurove, e që do t’i dërgohet kuvendit si Marrëveshje Ndërkombëtare.

Ish-ministri i Financave, Hoti e ka kritikuar ministrin Murati për këtë kredi, duke i thënë se po lëvdohesh që ke bërë menaxhim të mirë e në anën tjetër po hynë kredi për skema sociale.

“Asnjëherë nuk ka ka ardhur në asnjë qeveri kërkesë për me marrë kredi për skema sociale. Çfarë ministri je ti, lëvdohesh se ke bë punë të mira e këndej kërkon 15 milion euro kredi”, i ka thënë Hoti-Muratit.

Sipas deputetit Hoti, asnjëherë që nga paslufta nuk ka ndodhur të merret kredi për mbulim të shpenzimeve për paga dhe për skema sociale.

“S’ka pasur asnjëherë asnjë ministër që ka kërkuar kredi për me i mbulu pagat e ti po i kërkon”, ka thënë Hoti