LDK cakton 8 kandidatë për kryetarë të komunave

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës me unanimitet të plotë ka aprovuar propozimet e degëve për kandidatë për kryetarë të disa komunave.

Sipas njoftimit të LDK-së këta janë kandidatët për tetë komuna.

– Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;

– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;

– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;

– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;

– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;

– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;

– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;

– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.

Sipas njoftimit të LDK-së, kandidaturat si këto dhe të tjerat para tyre të shpallura në dy rundet paraprake japin bagazhin e pasur të LDK-së, alternativat e duhura për qytetarë dhe rikthimin e madh të LDK-së.

“LDK me vizionin, kandidaturat kredibile për Komuna si dhe me program të qartë do të dal parti fituese dhe për këtë kandidatët tanë bashkë më çdo aktivist e veprimtar do të punojnë shumë, që LDK-ja të kthehet në origjinalitetin e saj dhe t’i kthehet punëve të mira që sot po i mungojnë Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.