Hoti i LDK-së: ‘’Nëse nuk dakordohemi për president, s’ka stabilitet të Qeverisjes”

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar edhe rreth pozitës së presidentit e që LDK ka thënë që ata e caktojnë.

Hoti ka thënë se nëse nuk arrihet dakordim me Vetëvendosjen për këtë çështje, atëherë s’mund të ketë stabilitet të Qeverisë.

‘’Nëse nuk dakordohemi për president, s’ka stabilitet të Qeverisjes. Ne mbesim me parimin që duhet të dakordohemi për gjitha pozitat që burojnë nga Qeveria dhe Kuvendi. Nuk besoj që ky është vullneti i Vetëvendosjes’’, ka thënë Hoti në Imazh të RTK’së.

Hoti tutje ka treguar se janë dakorduar me Vetëvendosjen që të heshtin derisa të arrihet një marrëveshje finale mes dy partive.

‘’Jemi dakordu që të rezervohemi derisa nuk ka diçka finale, një marrëveshje. Jemi dakorduar për një pjesë të madhe të temave. Në detaje nuk mund të shkojmë derisa nuk përmbyllet komplet marrëveshja’’.